Menuja
← Kthehu në kryefaqe
Saja Electric · Informacion

Kushtet e përdorimit

Si funksionojnë katalogu, kërkesat për ofertë dhe kontakti me Saja Electric.

Për çfarë shërben faqja

Këtu mund të shohësh shërbimet elektrike, projektet dhe katalogun e dyqanit Saja Electric. Faqja nuk pranon pagesa dhe nuk konfirmon porosi automatikisht.

Materialet dhe ofertat

Një artikull në katalog nuk është konfirmim i stokut. Pyet në dyqan për modelin, përmasat, sasinë dhe çmimin. Për një punim elektrik, përmbajtja e ofertës, afatet dhe kushtet sqarohen me ty përpara marrëveshjes.

Fotografitë dhe markat

Emrat e markave përdoren për të identifikuar materialet për të cilat mund të pyesësh. Ata nuk tregojnë një partneritet zyrtar. Për ripërdorimin e një fotografie kërko leje nga mbajtësi i të drejtave. Për një çështje që lidhet me një imazh, na dërgo lidhjen e tij.

Kontakt

Na shkruaj në sajaelectric@gmail.com ose telefono në +355 69 21 51 480. Për mënyrën si përdoren të dhënat e kontaktit, lexo politikën e privatësisë.

WhatsApp Telefono